Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (12/192)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A duhet personi që bashkon dy namaze të thërrasë ezanin dhe ikametin për secilën namaz?
Përgjigje: Ai duhet të thërrasë ezanin para namazit të parë dhe pastaj të thërrasë ikametin para çdo namazi të detyrueshëm. Por nëse ai është në një qytet ku thërritet ezani, ai mjaftohet me të dhe thërret vetëm ikametin para çdo namazi të detyrueshëm.
Në ditën eArafatirt, profeti ﷺ e thërriti ezanin, pastaj e thërriti ikametin dhe e fali namazin e drekës, pastaj e thërriti edhe një ikamet dhe e fali namazin e ikindisë. Ai ﷺ bëri të njëjtën gjë në Muzdelifeh; ai e thërriti ezanin, pastaj e thërriti ikametin dhe e fali namazin e akshamit, dhe pastaj e thërriti edhe një ikamet dhe e fali namazin e jacisë.