Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Fataua Xhudah (28)
Përgatiti:www.perlatmuslimane.com
”Pos kësaj, unë mund t’ju them se është një risi që të thirret ezani brenda në xhami. Ezani duhet të thirret nga kulmi apo nga minarja. Megjithatë, minaret nuk duhet të jenë të larta shumë. Qëllimi është gjithashtu që muezini të duket, jo vetëm që të dëgjohet zëri i tij. Ky është një ritual të cilin njerëzit e shuajnë për shkak të injorancës së tyre në lidhje me urtësitë dhe dispozitat e Kuranit. Sipas Sunnetit, duhet të ketë një dallim në mes të ezanit dhe ikametit. Ikameti thirret mbrenda në xhami. Ezani thirret në kulm ose nga minarja e xhamisë. Sot, nuk ka dallim në mes të ezanit dhe ikametit.”