Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Thuaj këto fjalë para se të lutesh!

Shejkh Sa’ad Esh-Shitri
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Dhe tre fjalët “Subhan Allah”, “Elhamdulilah” dhe “La ilahe ilAllah”, kush i thotë ato, i mjaftojnë ato në mënyrë që të mos ketë nevojë që t’i kërkojë njerëzve diçka. Dhe prandaj Allahu i Lartësuar ka thënë:

“Por veprat e mira që mbeten përherë janë më të mira te Zoti yt sa i përket shpërblimit dhe janë më të mira sa i përket shpresës (për shpëtim).”  El-Kehf, 18:46

Kjo do të thotë se pavarësisht se çfarëdo që lutesh, nëse i thua këto fjalë, dëshira yte do të realizohet.

Bejhaki transmeton nga Ibn Abbasi i cili rrëfeu se një beduin shkoi te profeti ﷺ dhe i tha: “O i dërguar i Allahut, më mëso diçka të mirë.”

Profeti ﷺ i tha: “Thuaj: “Subhan Allah, Elhamdulilah, La ilahe ilAllah dhe Allahu Ekber!”

Beduini u largua nga profeti ﷺ deri sa arriti te dera e xhamisë, pastaj u kthye.

Profeti buzëqeshi dhe tha: “Paska menduar i mjeri!”

Beduini i tha: “O i dërguar i Allahut, “Subhan Allah, Elhamdulilah, La ilahe ilAllah dhe Allahu Ekber”,  këto janë për Allahun, e çfarë ka për mua?”

Profeti i tha: “Kur të thuash: “Subhan Allah.”

Allahu thotë: “Ke thënë të vërtetën.”

Kur të thuash: “Elhamdulilah.”

Allahu thotë: “Ke thënë të vërtetën.”

Kur të thuash: “La ilahe ilAllah.”

Allahu thotë: “Ke thënë të vërtetën.”

Kur të thuash: “Allahu Ekber.”

Allahu thotë: “Ke thënë të vërtetën.”

Kur të thuash: “Allahumme-gfir li (o Allah, më fal mua)!”

Allahu thotë: “Kjo është për ty.”

Kur të thuash: “Allahumme-rrzukni (o Allah, më furnizo)!”

Allahu thotë: “Kjo është për ty.”

Pra është mirë që njeriu para se të lutet të thotë këto fjalë madhështore dhe të rëndësishme, të cilat janë fjalët më madhështore, më të mirat dhe më të vërtetat pas fjalës së Allahut -azze ue xhel-. Dhe me urdhrin e Allahut -azze ue xhel- ato janë ndër shkaqet për pranimin e lutjes.

Shpërndaje: