Shejkh Abdurr-Rrazak El-Bedr
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Janë transmetuar nga profeti ynë -alejhi selatu ue selam- pesë tehlile të cilat i ka bashkuar në një hadith të vetëm dhe ai -alejhi selatu ue selam- na lajmëroi se:
“Kush i thotë ato në momentin e vdekjes, nuk do ta prekë zjarri.”
Dhe kjo është më e madhe sesa thënia e tij: “do të hyjë në xhenet”, pra
“…nuk do ta prekë zjarri.”
Dhe pas çdo tehlili prej këtyre, Allahu -azze ue xhel- thotë: “Robi im ka thënë të vërtetën.”
Kur thua këto pesë tehlile ti fiton vërtetimin e Allahut për ty dhe në ditën e kiametit, zjarri nuk do të të prekë.
Ne i kërkojmë Allahut -azze ue xhel- shpëtim dhe siguri ndaj zjarrit.
Në tehlilin e parë thua: ”La ilahe ilAllah, Allahu Ekber (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Allahu është më i Madhi).”
Pastaj thua: ”La ilahe ilAllah Uahdeh (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, të Vetmit)”
Pastaj thua: ”La ilahe ilAllah, la sherike leh (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut i Cili nuk ka ortak)”
Pastaj thua: ”La ilahe ilAllah, lehul mulk, ue lehul hamd (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Atij i përket sundimi dhe hamdi)”
Pastaj thua: ”La ilahe ilAllah, ue la haule ue la ku’uete ila bilah (Nuk ka lëvizje e as forcë pa ndihmën e Allahut)”
Transmeton Tirmidhi (3430) dhe Ibn Maxheh (3076), hadithi është autentik sipas imam Albanit.
Këto pesë tehlile janë përmendur në një hadith madhështorë i cili është vërtetuar nga profeti ynë -saluatullahi ue selamuhu ue berekatuhu alejh-.
Te hadithi i Tirmidhiut thuhet:
“Zjarri nuk do ta prekë atë që i thotë këto pesë tehlile gjatë sëmundjes e nga e cila vdes.”
Ndërsa te hadithi i Ibn Maxhes thuhet:
”Zjarri nuk do ta prekë atë të cilit i është dhënë mundësia që t’i thotë këto pesë tehlile në momentin e vdekjes.”