Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

T’i flasësh gruas së huaj për dore duke përdorur ndonjë leckë

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/289
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejueshme t’i flasësh duke i dhënë dorën një gruaje të huaj nëse ajo është shtyrë në moshë, apo nëse kjo bëhet duke e mbështjellë dorën me ndonjë leckë?

Përgjigje: Nuk është e lejueshme ta përshëndetësh një grua të huaj duke i dhënë dorën asaj në asnjë mënyrë. Po e marrë parasysh nëse ajo është në moshë të re apo të shtyrë. Apo nëse mashkulli është i ri në moshë apo në moshë të shtyrë. Themi kështu, ngase veprimi i tillë përmban rrezik në shkaktimin e sprovës për secilin nga të dy, qoftë për mashkullin apo për femrën. Është transmetuar në formë autentike nga i dërguari i Allahut i cili ka thënë:

إني لا أصافح النساء

“Unë nuk ia jap dorën grave të huaja.” (Nesai nr 4181, Ibn Maxheh 2874, Sahi sipas Imam Albanit në Sahi el-Xhami nr 2513.

Ndërsa, Aisha (radijAllahu anha) ka thënë:

ما مست يد رسول الله صلى الله عليه وسلم يد امرأة قط ما كان يبايعهن إلا بالكلام

“Asnjëherë dora e të dërguarit të Allahut ﷺ nuk ka prekur dorën e ndonjë gruaje (të huaj). Dhe, atëherë kur ato i besatoheshin, këtë e bënin vetëm përmes fjalëve.” (Muslimi nr 1866).

Gjithashtu, nuk ka asnjë dallim nëse dhënia e dorës bëhet përmes ndonjë lecke apo pa të, themi kështu, duke u bazuar në përgjithësimin e argumenteve të cilat ndalojnë përshëndetjen duke i dhënë dorën gruas së huaj, dhe se, kjo gjë mbyll të gjitha dyert të cilat mund ta shpijnë njeriun drejt të sprovuarit. Tek Allahu është i gjithë suksesi.

Shpërndaje: