Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetuaja nr 1/10662
Pyetje: A i lejohet burrit që gjatë përshëndetjes t’ia jap dorën motrës së gruas e cila është e martuar apo ndonjë femre e cila është në moshën madhore, por e cila është e ndaluar për tu martuar me të, me ndalesë të përkohshme? Gjithashtu, a është e lejuar për burrin, që kur të shkoj në shtëpinë e vjehrrës së tij (nënës së gruas), të hyj brenda në rast se ajo nuk është në shtëpi, por në shtëpi është vetëm motra e gruas? E gjithë kjo, në rast se ai sillet me të sikurse të ishte motra e tij.
Përgjigje: Nuk është e lejueshme për atë që t’ia jap dorën motrës së gruas, sepse është e lejueshme për të që ta martoj atë vajzë, në rast se i vdes gruaja e tij apo shkurorëzohet me të. Gjithashtu, nuk është e lejueshme për ata që të qëndrojnë në një vend ku janë vetëm aty të dy.
Tek Allahu është suksesi. Salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen dhe shokët e tij.