Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Mexhmu Fetaua ue Makalat Muteneui’ah (15/323)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ka disa organizata bamirëse që mbledhin sadaka nga muslimanët për të organizuar iftare të përbashkëta për muslimanë të varfër. Nëse u japim para këtyre organizatave, a shpërblehemi për ifatrin e agjëruesit apo duhet t’i jepet iftari agjëruesit personalisht?
Përgjigje: Nëse një musliman jep diçka në mënyrë që agjëruesi të bëj iftar, ai shpërblehet për bamirësinë e tij pavarësisht nëse ai e bën atë vetë ose nëpërmjet një personi të besuar ose nëpërmjet ndonjë organizate të besueshme.