Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, fq. 163
Përmblodhi: Sa’d Abdul-Gaffar Ali
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A më lejohet t’i dalloj në dhurata fëmijët e mi?”
Përgjigje: “Nuk të lejohet të veçosh një djalë apo një vajzë nga tjetri. Është e detyrueshme që të jesh i drejtë me ta aq sa ti di dhe ke mundësi. Përndryshe, nuk i jep asnjërit prej tyre (dhurata). Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
اتقوا الله واعدلوا بين أولادكم
“Keni frikë Allahun dhe jini të drejtë me fëmijët tuaj.”
Megjithatë, nuk ka të keqe në qoftë se ata bien dakord për një dallim në trajtim të ndonjërit prej tyre, përderisa ata mund t’i dallojnë gjërat dhe janë të moshës madhore.
E njëjta vlen edhe në rast se ndonjëri nga fëmijët nuk është në gjendje që të furnizoj veten e tij për shkak të ndonjë sëmundjeje apo ndonjë shkak tjetër dhe nuk merr ndihma nga shteti. Në këtë rast, ti duhet të kujdesesh për të me atë që ai ka nevojë derisa Allahu t’ia bëj atij të mundshme që ai të vetë-mbahet.”