Imam Muhammad bin Ali esh-Sheukani (v. 1250)
Burimi: Fet’h-ul-Kadir (1/358-359)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
وَالْمُطَلَّقَاتُ يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ ثَلاَثَةَ قُرُوءٍ
“Ndërsa gratë e ndaraduhet të presin (për t’u rimartuar) tri (قروء ) periudha të tyre (tëmenstruacioneve).” 2:228
Dijetarët kanë mospajtime me atë se çfarë do të thotë tre periudha kohore. Dijetarët në Kufah thonë se kjo ka për qëllim tri periudha mujore. Këtë mendim e kanë Umeri, Aliu, Ibn Mesudi, Ebu Musa, Muxhahidi, Katadeh, edh-Dhahhak, Ikrimeh, es-Sudi dhe Ahmed bin Hanbeli.
Dijetarët në Hixhaz thonë se ato janë tri periudha të pastërta. Këtë mendim e kanë Aishah, Ibn Umeri, Zejd bin Thabit, ez-Zuhri, Aban bin Uthman dhe Shafi’i.
Dije se ata gjithashtu kanë mospajtime në lidhje me atë se fjala (قروء) qëndron për periudha kohore. Pra, të gjithë pajtohen se periudha e pritjes së gruas së divorcuar zgjat tri periudha kohore …
Sipas meje, asnjë teori nuk ka prova të vlefshme për mendimet e tyre … Është e mundur të thuhet se periudha e pritjes ka mbaruar pas tre periudhave të pastra ose pas tre muajsh. Nuk ka problem me këtë. Shumë dijetarë lejojnë që një term i përbashkët të përdoret për dy kuptimet. Në këtë mënyrë të gjithë argumentet bashkohen, mospajtimi merr fund dhe mospërputhja pushon.