Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Tre rastet e ngjyrosjeve së flokëve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (15 A), min: 40.07

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A i lejohet gruas që ti ngjyros flokët nga ngjyra e saj e zezë në të kuqe, për shembull?

Përgjigje: Përgjigja është e bazuar në një parim të rëndësishëm; çdo gjë është në parim e lejuar (në lidhje me gjërat materiale jo ato fetare). Pra, njeriut i lejohet të vishet dhe të zbukurohet sikurse ai dëshiron derisa nuk ka ardhur ndalesë nga Sheriati. Për shembull, është e ndaluar nga Sheriati për t’i ngjyrosë flokët me ngjyrë të zezë, sepse profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

Ndryshojini flokët e thinjura dhe shmanguni ngjyrës së zezë.”

Të gjitha ngjyrat e tjera ose mund të jenë të obliguara për t’i ngjyrosur thinjat me to, si këna dhe katam, ose ka nga to që sheriati nuk i ka përmendur fare. Përkatësisht janë tri llojesh:

1 – Ngjyrë e urdhëruar për ndryshimin e ngjyrës të flokëve të thinjura. Ngjyrat të tilla janë këna dhe katam.

2 – Ngjyrë e ndaluar për ndryshimin e ngjyrës të flokëve të thinjura në të zezë.

3 – Ngjyrë e pa përmendur. Atë që Allahu nuk e përmend është në parim e lejuar. Pra ngjyra është e lejuar.

Bazuar në këtë, ngjyra e flokëve të grave është e lejuar, në qoftë se ajo nuk është specifike për gratë jobesimtare. Nëse po kjo nuk është e lejuar, sepse ajo është një përngjasim me jobesimtarët. Është e ndaluar për t’i përngjasuar jobesimtarët. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kushdo që i ngjan një populli i përket atij.”

Përngjasimi me të është një lloj dashurie ndaj tyre. Sepse kur këta njerëz shohin se të tjerët po pasojnë të kotën e tyre. Kur ata shohin se të tjerët po i pasojnë ata, ata e zgjerojnë të kotën e tyre dhe i nënvlerësojnë ata që u ngjasojnë atyre. Përngjasuesi me të tjetrin nënkupton se ai e sheh veten nën nivelin e atij që e përngjason, prandaj edhe i përngjason atij. Nga kjo mund të themi se përngjasimi i muslimanëve që ua bëjnë jomuslimanve është një lloj dashurie dhe përulje ndaj tyre. Kjo është gjithashtu një lloj i mosbesimit, sepse profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kushdo që i ngjan një populli i përket atij.”

Me këtë që thamë, ngjyrosja e flokëve është e ndaluar nëse ngjyra është tipike për gratë jomuslimane.

Shpërndaje: