Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Tregimi mbi udhëheqësin mëkatar dhe njeriun e devotshëm

Imam Muhammed bin ‘Alij esh-Sheukani (v. 1250)

Burimi: “Raf’ul-Asatin fii Hukmil-Ittisal bis-Salatiin”, fq. 447

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Thuhet se ishte një prej udhëheqësve myslimanë e kishte zakon të qëndronte me shoqëri të keqe dhe mëkatonte së bashku me ta. Në të njëjtin qytet me të, ishte një njeri i devotshëm i cili i qortonte këdoqoftë për mëkatet për të cilat ata i bënin. Nëse ai e shihte dikë duke pirë alkool ai ia thyente kupën.

Një ditë prej ditësh, ai kaloi afër shtëpis së atij udhëheqësi, dhe ai i tha njërit prej shokëve të tij: “Ja ku është ai që kur e sheh dikë duke pirë alkool ja thyen kupën dhe kur e sheh një mëkat e ndalon atë.” Ai e urdhëroi atë që të hyjë brenda dhe tha: “Ti i dënon të dobëtit kur i sheh duke bërë mëkate dhe ja thyen kupën e personit të cilin e sheh duke pirë alkool. Siç po e sheh ne kemi kupa këtu. A mund të na qortosh neve për to?” Ai tha: “Unë jam i dobët dhe mund t’i qortoj në atë mënyrë vetëm të dobëtit si unë. Sa për ty si udhëheqës, Allahu ‘Azze ue Xhel thotë:

وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْجِبَالِ فَقُلْ يَنسِفُهَا رَبِّي نَسْفًافَيَذَرُهَا قَاعًا صَفْصَفًا

“Kur të të pyesin ty (o Muhammed) për malet, thuaj: “Ato do t’i bëjë hi e pluhur Zoti im, ndërsa toka do të bëhet fushë e shkretë…” 20:105-106

Në atë rast, udhëheqësi filloi të qajë dhe tha: “Edhe unë. Më qorto edhe mua. Çohu dhe thyeji këto kupa.” Ai u ngrit dhe i theu ato. Kështu udhëheqësi u pendua dhe kurrë më nuk u kthye në veprimin tij të vjetër.

Shpërndaje: