Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: ”El-Fauaid”, fq. 24-25
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kurani ka ardhur me argumente se Dita e Gjykimit do të ndodhë. Për këtë gjë kemi tri bazamente, sipas të cilave është kështu:
1 – Dituria e Zotit është e plotë dhe e përsosur- Ai iu përgjigje në Kuran atij i cili tha:
{79} وَضَرَبَ لَنَا مَثَلًا وَنَسِيَ خَلْقَهُ قَالَ مَنْ يُحْيِي الْعِظَامَ وَهِيَ رَمِيمٌ {78} قُلْ يُحْيِيهَا الَّذِي أَنشَأَهَا أَوَّلَ مَرَّةٍ وَهُوَ بِكُلِّ خَلْقٍ عَلِيمٌ
“Ai na sjell shembull, duke harruar krijimin e vet dhe thotë: “Kush do t’i ngjallë eshtrat kur të kalben?” Thuaj: “Do t’i ngjallë Ai që i krijoi ato për herë të parë; Ai ka njohuri të plotë për çdo krijesë.” 1
Thotë Allahu në një ajet tjetër:
وَمَا خَلَقْنَا السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا إِلاَّ بِالْحَقِّ وَإِنَّ السَّاعَةَ لآتِيَةٌ فَاصْفَحِ الصَّفْحَ الْجَمِيلَ {85} إِنَّ رَبَّكَ هُوَ الْخَلاَّقُ الْعَلِيمُ {86}
Ne i kemi krijuar qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet midis tyre vetëm me urtësi. Kiameti do të vijë me siguri, andaj ti (o Muhamed) sillu me zemërgjerësi. Vërtet, Zoti yt është Krijuesi Madhështor, i Gjithëdijshmi.” 2
Gjithashtu thotë:
قَدْ عَلِمْنَا مَا تَنقُصُ الْأَرْضُ مِنْهُمْ وَعِندَنَا كِتَابٌ حَفِيظٌ
“Ne e dimë sa prej tyre i merr toka, tek Ne është Libri që i ruan të gjitha.” 3
2 – Fuqia e Zotit është e plotë dhe absolute – Thotë Allahu:
أَوَلَيْسَ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ بِقَادِرٍ عَلَى أَنْ يَخْلُقَ مِثْلَهُم بَلَى وَهُوَ الْخَلَّاقُ الْعَلِيمُ
“Vallë, a nuk është i Fuqishëm Ai që krijoi qiejt dhe Tokën, t’i rikrijojë ata(njerëzit) edhe njëherë? Po! Ai është Krijuesi i çdo gjëje dhe i Gjithëdijshmi!” 4
Gjithashtu Allahu thotë:
بَلَى قَادِرِينَ عَلَى أَن نُّسَوِّيَ بَنَانَهُ
“Po, si jo! Ne jemi të Zotë t’ia ribëjmë bashkë me përsosmëri edhe majat e gishtave të tij.” 5
Gjithashtu Allahu (subhanehu ue te’ala) thotë:
ذَلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْحَقُّ وَأَنَّهُ يُحْيِي الْمَوْتَى وَأَنَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
“Kjo ndodh (që ta dini) se Allahu është e Vërteta, se Ai i ringjall të vdekurit, se Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.” 6
Përveç kësaj, Allahu (xhel-le ue ‘ala) i kombinon këto të dyja duke thënë:
أَوَلَيْسَ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ بِقَادِرٍ عَلَى أَنْ يَخْلُقَ مِثْلَهُم بَلَى وَهُوَ الْخَلَّاقُ الْعَلِيمُ
“Vallë, a nuk është i Fuqishëm Ai që krijoi qiejt dhe Tokën, t’i rikrijojë ata (njerëzit) edhe njëherë? Po! Ai është Krijuesi i çdo gjëje dhe i Gjithëdijshmi!” 7
3 – Urtësia e Zotit është e plotë dhe absolute – Thotë Allahu:
وَمَا خَلَقْنَا السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا لَاعِبِينَ
“Ne nuk i kemi krijuar qiejt, Tokën dhe çfarë gjendet midis tyre, për t’u zbavitur!” 8
Allahu (subhaneh) në një ajet tjetër thotë:
وَمَا خَلَقْنَا السَّمَاء وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا بَاطِلًا
“Ne nuk e kemi krijuar kot qiellin, Tokën dhe çfarë ndodhet midis tyre. Kjo është hamendja e jobesimtarëve; prandaj mjerë jobesimtarët kur të hidhen në zjarr!” 9
Gjithashtu thotë:
أَيَحْسَبُ الْإِنسَانُ أَن يُتْرَكَ سُدًى
“A mendon njeriu se do të lihet i harruar (pa përgjegjsi)?” 10
Gjithashtu thotë:
أَفَحَسِبْتُمْ أَنَّمَا خَلَقْنَاكُمْ عَبَثًا وَأَنَّكُمْ إِلَيْنَا لَا تُرْجَعُونَ
“Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t’ju gjykuar)?!” 11
Dhe thotë:
أًمْ حَسِبَ الَّذِينَ اجْتَرَحُوا السَّيِّئَاتِ أّن نَّجْعَلَهُمْ كَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ سَوَاء مَّحْيَاهُم وَمَمَاتُهُمْ
“A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija, se Ne do t’i bëjmë të njëjtë me ata që kanë besuar dhe që kanë bërë vepra të mira, se jeta dhe vdekja e tyre do të jetë e njëjtë?” 12
Bazuar në këtë, e vërteta është se duhet besuar Ditën e Gjykimit përmes argumenteve të Sheriatit dhe argumentit të mendjes së shëndoshë. Kjo është diçka që pohohet nga përsosmëria e Allahut (te’ala) dhe nga përsosmëria e emrave dhe cilësive të Tij.
Përveç kësaj, Ai është i pastër nga ajo që thonë mohuesit e Ditës së Gjykimit, ashtu siç është përsosmëria e Tij e pastër nga çdo e metë që i mëvishet Atij.
1 Ja-Sin 36:78-79
2 El-Hixhr 15:85-86
3 Kaf 50:4
4 Ja-Sin 36:81
5 El-Kijame 75:4
6 Haxh 22:6
7 Ja-Sin 36:81
8 Ed-Duhan 44:38
9 Sad 38:27
10 El-Kijameh 75:36
11 El-Mu’minun 23:115
12 El-Xhathijah 45:21