Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

47.Tri këshilla për Muhammed  Sururin

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 63-64

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Nëse kjo është gjendja e Muhammed Sururit, atëherë unë mund vetëm të përmbushi detyrën time dhe ta këshillojë atë sipas mundësisë sheriatike, them se vëllai Muhammed Surur është i detyruar të veprojë këtë që vijon:

1 – Të braktisësh vendin e nasarave për vendin më të mirë musliman, në mënyrë që ti të kesh mundësinë që të sigurosh fenë tënde. Feja yte është gjëja më e rëndësishme që ti posedon. Emigro në mënyrë që ti të mund të sigurosh nderin dhe pasurinë tënde. Emigro në mënyrë që ti të mund të sigurosh natyrshmërinë e fëmijëve tuaj dhe nipërve dhe mbesave tuaj. Sigurohuni që të gjykohesh sipas ligjit të Allahut në vend të ligjeve të themeluara nga njerëzit kur ti has në probleme të përditshme. Ai që është i kënaqur që të gjykohet me ligjet e themeluara nga njerëzit dhe i preferon ato para librit të Allahut, konsiderohet se ka dëshirë që të gjykohet nga taguti dhe nga injoranca. I tillë është rasti aty ku jetoni ju. Ne e lusim Allahun që kjo të përfundon së shpejti.

2 – Ti je i detyruar që të pendohesh sinqerisht tek Allahu për sulmin tuaj të shëmtuar mbi tekstet e qarta të Kuranit që janë të lidhura me besimin, themelin e fesë.

3 – Ti je i detyruar edhe që të respektosh dijetarët Selefi dhe pushtetarët muslimanë që ti ke sulmuar shumë herë. Në mënyrë të përsëritur ti i përqesh dhe i fyen ata. Ti i skandalizon ata në një mënyrë të paarsyeshme e cila devijon nga metodologjia e Ehlis-Sunnetit dhe Xhematit. Dëshmia juaj e vetme janë mendimet e këqija që janë refuzuar nga Kurani dhe logjika.

Rob i Allahut! Bëri llogaritje vetes, ke frikë Allahun dhe ndalohu nga devijimet dhe epshet. Mos hy në fushën e gënjeshtrës. Ti do të vdesësh së shpejti dhe pastaj do të ulin dhe do të testohesh në varrin tënd. Dije se asnjë prej të drejtave të robërve në lidhje me jetën, pasurinë dhe nderin nuk do të neglizhohen nga Allahu. Drejtësia e Tij është e përkryer. Pendohu për të gjitha mëkatet e tua dhe veçanërisht për shkeljen e të drejtave të robërve.

Shpërndaje: