Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Tri kryengritjet kundër pushtetarit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14279

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa nxisin në kryengritje dhe thonë se, kryengritja e ndaluar kundër xhematit të muslimanëve është kryengritja e armatosur dhe jo demonstratat dhe të tregosh atë që mendon.

Përgjigje: Ka lloje të ndryshme të kryengritjeve. Një prej tyre është nëpërmjet fjalës. Është kryengritje nëse ai i nxit dhe i josh njerëzit që të bëjnë kryengritje kundër pushtetarit. Kjo është kryengritje, edhe pse nuk bëhet me armë. Kjo mund të jetë edhe më e rrezikshme se kryengritja e armatosur. Përhapja e besimit të Khauarixhëve dhe nxitja në kryengritje është më e rrezikshme sesa kapja e armëve.

Kryengritja madje mund të bëhet përmes zemrës, dhe kjo ndodh nëse nuk e konsideron pushtetarin të jetë pushtetarë dhe nuk i përmbush të drejtat e tij dhe i urren pushtetarët muslimanë. Kjo është kryengritje me zemër. Prandaj, kryengritja mund të bëhet nëpërmjet zemrës dhe qëllimit, fjalës dhe armatimit.

Shpërndaje: