Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Mexhmu-ul-Fataua (8/424)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kur flitet për aftësitë e veçanta të një personi, disa njerëz trokasin në dru me qëllim që ai të mos goditet nga mësyshi i ziliqarëve. Disa të tjerë i nxisin edhe të tjerët ta bëjnë këtë. Cili është gjykimi për këtë veprim?
Përgjigje: Ky veprim është i ndaluar dhe një besim i tillë është i gabuar. Nuk lejohet të veprohet kështu.
Kur bëhet fjalë për aftësitë dhe shëndetin, është e ligjësuar që të falënderohet Allahu, të lavdërohet Ai dhe t’i kërkohet Atij shtimi i mirësive, si dhe të qenët mirënjohës për to.
Allahu -azze ue xhel- ka thënë ndhlibrin e Tij madhështor:
(Kujtoje) kur Zoti juaj kumtoi: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por nëse ju mohoni mirësitë e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im me të vërtetë është i rëndë”. Ibrahim, 14:7
”Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime) dhe falënderomëni Mua (duke m’u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!” El-Bekare, 2:152