“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Turp për qeveritë islame dhe për të mençurit nga prijësit e qeverive tjera që i lanë të poshtëruar njerëzit në vendet e Shamit!

Alameh Abdul-Muhsin bin Hamed el-Abbad 

Burimi: http://al-abbaad.com/index.php/articles/108-1434-08-08

Përktheu: Besim Gjelaj

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Bismil-lahirr-Rrahmanirr-Rrahim

Falënderimi i takon Allahut, nuk ka forcë dhe as mundësi pos Allahut, bekimi dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhammedin salAllahu alejhi ue selem, familjen dhe shokët e tij dhe gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij.

Më pas;
Me të vërtetë prej rasteve të dhimbshme dhe fatkeqësive të rënda është ajo që ju ka ndodh dhe akoma po ju ndodh banorëve të vendeve të Shamit, që më shumë së dy vite përmes zullumqarëve, të cilët janë vërsulur aty dhe ndaj banorëve të tij (Shamit), duke i vrarë, shkatërruar, duke kryer gjenocid dhe duke i larguar për në vendet fqinjë, siç është Turqia, Jordania dhe Libani.

Banorët e Shamit qëndrojnë nëpër tenda në vend që të banojnë në vendbanimet e tyre, në vendet e tyre, që janë detyruar të largohen nga frika për jetët e tyre.

Gjendja e tyre nëpër tenda është shumë e dhimbshme, me gjithë këtë fatkeqësi që i ka kapluar, qeveritë e kapura për demokraci dhe propaganduese për të drejtat e njeriut aspak nuk kanë lëvizur për t’ju ndihmuar në heqjen e kësaj padrejtësie prej tyre dhe largimin e pengesave ndaj tyre.

Përkundrazi, dy qeveritë prej pesëve, të cilat kanë drejtë votimi të përhershëm në këshillin e sigurimit, ishin shumë të rrepta në anulimin e çdo vendimi që është në dobi të popullit që i është bërë padrejtësi, dhe këtë e kanë bërë duke e përdorur të drejtën e tyre “veton”e cila është e drejtë e çdo qeverie prej këtyre pesë qeverive në këtë këshill.

Kështu që, nuk merret për bazë çdo vendim që e kundërshton njëra prej këtyre pesë anëtarëve.

Veç së kam shkruar në të kaluarën një artikull me emrin “Masakra e tmerrshme në vendet e Shamit deri ku dhe kur o ju llafazanët demokratik”, e shpërndarë me dt. 22.12.1433H.

Atëkohë, numri i të vrarëve ishte përafërsisht 40.000 veta, kurse, tani ka arritur përafërsisht 100.000 veta, e edhe ata që kanë shpëtuar nga vrasja, kanë mbetur të gjymtuar, çfarë logjike kanë llafazanët e demokracisë dhe organizatat e të drejtave të njeriut, heshtin ndaj këtyre krimeve, siç janë vrasjet, shkatërrimi dhe gjenocidi?!

E gjithë kjo, a është e lehtë për një njeri të okupuar në vendet e Shamit?!

Me prezencën e këtij fesadi ndaj banorëve të Shamit nga ky zullumqarë, veç së i ka afruar ndihmë me armatim, edhe aleati i tij Rusia, po ashtu, edhe aleatët tjerë, siç janë: Irani, Iraku dhe i ashtuquajturi Hizbullah, me armë dhe njerëz!!

Dhe veç së kam thënë në artikullin e lartpërmendur: “Nga e drejta e muslimanëve në vendet e Shamit dhe vëllezërve të tyre muslimanë nga arabët dhe të tjerët është përpjekja –posaçërisht pushtetarët e tyre- me çdo mundësi që kanë me qellim për ta hequr padrejtësinë nga vëllezërit e tyre në vendet e Shamit, po ashtu, edhe të mençurit e botës, kanë për detyrë që të punojnë në lirimin e popullit të Shamit nga kjo kasaphane e tmerrshme”

Tani, pasi që hynë në Sham, njerëz nga jashtë për t’i ndihmuar zullumqarit për vrasjen e popullit të vendeve të Shamit, me të vërtetë përgjegjësia e muslimanëve dhe të tjerëve nga njerëzit e mençur të botës është shumë me e madhe dhe me e rëndë, kështu që, duhet ta ndihmojnë popullin ndaj të cilit është bërë padrejtësi, me armë, pasuri dhe ushqim, me së paku që mund të bëjnë ata që në zemrat e tyre kanë ndjenja nga të mençurit e botës është pengimi i hyrjes së mercenarëve nga jashtë në vendet e Shamit, si dhe pengimi i aeroplanëve të cilët përdoren për vrasje dhe shkatërrim.

Gjëja me e rëndësishme që duhet porositur popullin në vendet e Shamit është frika ndaj Allahut të lartësuar dhe përqendrimin në fenë e Tij, ngase kjo është lumturia e kësaj botë dhe botës tjetër, dhe është nga shkaqet me të mëdha në fitore kundër armiqve.

Allahu i lartësuar thotë: “O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) Allahun, Ai ju ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja” (Muhammed 7),

“…E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues. (Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.” (Haxh 40-41).

“O ju që besuat, nëse keni frikë Allahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t’ua mbulojë të këqijat, do t’ua falë mëkatet. Allahu është dhurues i madh”(Enfal 29).

“…ardhmëria e mirë është e atij që ruhet” (Ta Ha 132).

“…e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen Allahut.” (Kasas 83)

“S’ka dyshim se Allahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.” (Nahl 128).

“…Po, në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do t’u dëmtojë aspak. Është e sigurt se Allahu e ka në dorë atë që punojnë ata.” (Ali Imran 120).

E lus Allahun e plotfuqishëm që t’i shpëton muslimanët e vendeve të Shamit nga sherri i armiqve të tyre zullumqarë qofshin nga jashtë apo brenda, dhe t’i drejtojë kah e mbara.

Allahu im! Zbritësi i librit, Lëvizësi i reve, Mundësi i grupeve, shkatërroj zullumqarët e banorëve të Shamit. O Allahu im! Fute në zemrat e tyre frikën, shpërndaje bashkësinë e tyre, hidhe të keqën mbi ta. Me të vërtetë, Ti ke mundësi për çdo gjë!

Bekimi dhe mëshira e Allahu qofshin mbi robin dhe të Dërguarin e Tij, Pejgamberin tonë, Muhammedin, familjen dhe shokët e tij!

Shpërndaje: