Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

U jepte arra fëmijëve për t’i nxitur që të shkojnë në xhami

Imam Shems-ud-Din Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi (v. 748)

Burimi: Sijar A’lam-in-Nubala 5/297

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

16 – Junus bin Muhammed el-Mu’adib ka thënë se Zijadi i tregoi atij:

“Zubejd ishte muezin në xhaminë e tij. Ai e kishte zakon që tu thotë fëmijëve: “Ejani dhe faluni dhe unë do t’ju jap arra.” Ata faleshin dhe pastaj mblidheshin rreth tij. E pyeta në lidhje me këtë dhe ai u përgjigj: “Ku është problemi në qoftë se unë u blejë atyre arra për pesë monedha argjendi në mënyrë që ata të adoptohen me namaz?”

Shpërndaje: