Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

U martua me burrin që nuk falet dhe pa lejen e kujdestarit

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Mexhmu Fataua Ibn Baz Vol: 21 fq. 42

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një grua u martua me dikë që nuk falë namaz dhe pa lejen e kujdestarit të saj. Ajo u këshillua shumë herë por ajo nuk pranoi. Përveç kësaj, ajo falë namazin. Cili është gjykimi për këtë?
 
Përgjigje: Në këtë rast gruaja e tillë ka kombinuar dy vepra të këqija.
 
E para është martesa e saj pa lejen e kujdestarit të saj:
 
E dyta është martesa me një person i cili ka braktisur namazin, kurse ajo është muslimane e cili falë namazin.
 
Kjo vepër nuk lejohet sepse braktisja e namazit njëkohësisht duke mohuar obligimin e tij është kufër (dalje nga feja).

Shpërndaje: