Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Udhëheqësit përfitojnë nga daveti i Ehlus-Sunnetit

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: http://muqbel.net/sounds.php?sound_id=40

Data e fetvasë: 13.4.1421 ose 16.7.2000

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Jemen Times: “Si qëndron lidhja juaj me udhëheqësit? Ju personalisht, qendra e juaj apo nxënësit tuaj të huaj a keni kufizime apo probleme nga qeveria?”

Përgjigje: “Udhëheqësia nuk dëmtohet nga daveti ynë. Përkundrazi, sikur ta kuptonin ata, atëherë kjo do u bënte dobi atyre. Ne paralajmërojmë njerëzit kundër gjakderdhjes tek myslimanët.

Ne paralajmërojmë njerëzit që të mos rebelohen kundër sunduesit. Ne i paralajmërojmë ata të mos ngrihen në revolucione dhe revolta. Kjo është feja jonë dhe nuk e bëjmë këtë sepse qeveria është duke na bërë presion, por siç e thash sepse kështu është feja jonë. I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

من أتاكم و أمركم جميع يريد أن يفرق بينكم فاضربوا عنقه كائنا من كان

“Në qoftë se dikush vjen tek ju për t’iu përçarë kur ju jeni të bashkuar, duhet t’ia prisni kokën atij pa marr parasysh kush është ai.”

Gjithashtu, në një hadith tjetër thotë:

إذا بويع لخليفتين فاضربوا عنق الآخر منهما

“Nëse dy kalifëve u jepet besatimi, të fundit prej tyre duhet t’ia prisni kokën.” 

Përveç kësaj, ne përgatitemi për të qenë të durueshëm. Buhariu dhe Muslimu  kanë transmetuar nga Ibn Mesudi se Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

إنكم سترون أثره و أمورا تنكرونها . قالوا : فما تأمرنا يا رسول الله ؟ قال : أدوا الحق الذي عليكم و سلوا الله الحق الذي لكم

”Ju do të shihni se si sunduesit marrin nga gjërat e juaja materiale dhe nga gjërat që ju nuk i dini.” Ata thanë: “Me çfarë na urdhëron, o i Dërguari i Allahut?”Ai u përgjigj: “Jepjani atij atë që e keni për obligim dhe kërkojani Allahut të drejtat tuaja.”

Ai salallahu alejhi ue selem u tha Ensarëve:

اصبروا فإنكم سترون أثرة بعدي ، فاصبروا حتى تلقوني على الحوض

“Ju do të shihni se si sunduesit marrin nga gjërat e juaja materiale. Bëhuni të durueshëm derisa të më takoni mua tek Haudi (v.p. burimi i veçantë për të devotshmit në Xhenet). 

Qeveria i ndihmon të tjerët për t’ia marr xhamitë pasuesëve të Ehlus-Sunnetit dhe kjo ndodh shpesh, madje në emër të shtetit. Ata vijnë me ushtri tek xhamit e Ehlus-Sunnetit. Por– nëse do Allahu– ne do durojmë dhe shpresojmë shpërblimin; mirësitë janë vetëm prej Allahut.

Nëse ata na dëbojnë nga xhamitë, ne do të japim mësime në rrugë, edhe kjo konsiderohet davet. Ata do na pyesin se pse ne japim mësime në rrugë kur xhamia është pranë, dhe përgjigja është se problemi qëndron se ata nuk na lejojnë të japim mësime në të.

Pra siç thamë, ne jemi të përgatitur- nëse Allahu dëshiron– që të jemi të durueshëm, megjithëse nuk është e lejueshme për përgjegjësit që të ndihmojnë të tjerët për marrjen e xhamive të Ehlus-Sunnetit. Vetëm Allahut i mbështetemi.”

Shpërndaje: