Imam Zejn-ud-Din bin Rexheb el-Hanbeli (v. 795)
Burimi: Lata’iful-Me’arif, fq. 287-288
Përktheu: Valdet Gashi
Gjatë Ramazanit ka shumë mënyra për të arritur faljen. Prej këtyre mënyrave janë ndër të tjera agjërimi i Ramazanit, falja e namazit gjatë netëve të tij dhe në veçanti gjatë natës së Kadrit. Shembuj të mënyrave të tjera janë këto që vijojnë:
1 – Dhurimi iftar agjëruesve dhe t’u lehtësohet gjendja të skllevërve. Këto dy veprime përmenden në hadithin e Selmanit nga profeti ﷺ.
2 – Dhikri, hadithi thotë:
“Ai që bën dhikër Allahun gjatë Ramazanit i janë falur mëkatet.”
3 – Istigfari (kërkimi i faljes). Lutja e agjëruesit pranohet gjatë agjërimit dhe kur ai bën iftar. Prandaj Ibn Umeri thoshte gjatë kohës kur bënte iftar:
“O Allah, Ti, falja e të Cilit është e gjerë! Më fal mua!”
Përveç kësaj, Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë në lidhje me vlerën e Ramazanit:
“Gjatë tij i falen mëkatet të gjithëve përveç atij që refuzon.” Ata thanë: “O Ebu Hurejre, kush refuzon?” Ai tha: “Ai që refuzon t’i kërkon falje Allahun.”
4 – Engjëjt kërkojnë falje për agjëruesit derisa ata të bëjnë iftar.
Pasi që rrugët e faljes gjatë Ramazanit janë të shumta, konsiderohesh të jetë një humbës i vërtetë në qoftë se nuk të falen mëkatet gjatë tij.