Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Udhëtimi i gruas në kohërat e hershme dhe sot

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Umdat-il-Fikh (12), min: 48.45

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/umdah%20Fiqh-19-10-1434_0.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa nxënës të dijes thonë se gruaja në kohë tonë sot mund të udhëtojë vetëm pa mahrem. Argumenti i tyre është se udhëtimi son nuk zgjatë një ditë e një natë, siç përmendet në hadith, dhe se grupi shoqërues i saj është i sigurt. Si duhet t’i përgjigjemi kësaj?

Përgjigje: Le të thotë çfarë të dëshiron ai, por i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Nuk i lejohet gruas që e beson Allahun dhe ditën e fundit që të udhëtojë pa mahrem.” 

Transmeton Bukhari (1088) dhe Muslimi (1339).

Thuaj çfarë të duash, por ne themi se i dërguari tha kështu. A duhet t’i pranojmë fjalët e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) apo fjalët e tua? Njeriu është i detyruar t’i frikësohet Allahut dhe të mos japë fetva të tilla.

Fjalët e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) janë të përgjithshme dhe vlejnë për të gjitha kohërat; kohën e devesë, kohën e avionit, kohën e raketave. Fjala e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) është kështu e përgjithshme dhe e vlefshme për të gjitha kohët dhe vendet. Ne nuk i anulojmë ato për shkak të disa rrethanave të ndryshuara. Gruas nuk i lejohet të udhëtojë pa mahrem.

Shpërndaje: