Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Udhëtimi i gruas prej një qyteti në një qytet tjetër me gra të tjera apo me fëmijë të saj

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: Gharatul-Ashritah 2/190

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ka disa gra të cilat udhëtojnë nga qyteti në një qytet tjetër për të blerë mallra, apo për të kryer shërbime tjera-me gra të tjera apo edhe me fëmijët e tyre por ato kthehen brenda ditës. A ka ndonjë qortim në lidhje me këtë veprim?”

Përgjigje: “Nëse distanca është sa gjysma e ditës ecjeje në këmbë, atëherë jo, Sepse kjo llogaritet si udhëtim (sipas sheriatit).

Në hadith është përmendur:

”Nuk është e lejueshme për një grua që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit që të udhëtoj përveçse me mahrem.”

Edhe nëse ajo udhëton me tren apo makinë brenda një ore, llogaritja bëhet duke pasur parasysh udhëtimin sa gjysmë dite ecjeje në këmbë, sikur bëhej matja e udhëtimit në kohën e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem).”

Shpërndaje: