Shejkh Felah bin Ismail
Data e fetvas: 7/8-2010 në Stockholm/Suedi
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetësja: ”Nga çfarë moshe, udhëtimi i nënës me të birin e saj konsiderohet sikurse ajo udhëton me ndonjë prej mahremëve?”
Përgjigje: ”Atëherë kur djali është i pjekur (që dallon të mirën nga e keqja). D.m.th. i di specifikat e burrave dhe ato të grave, mund ta ndihmoj nënën e tij në atë që ajo ka nevojë. Do të thotë, është i pjekur, e di se çfarë do të thotë cilësi të burrave dhe ato të grave; -kjo është e mjaftueshme. Nuk është e obligueshme mosha madhore. Pjekuria dallon nga një fëmijë tek tjetri. Ke fëmijë që në moshën nëntë vjeçare është i zgjuar dhe kupton shumë mirë. Ndërsa ke fëmijë, që është njëzet vjeçar dhe nuk kupton.”