Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Udhëton për tek varri i nënës

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (55) 

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/IGHATSAH%20-%2017%20-0%207%20-%201437-01.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëna ime është varrosur jashtë këtij qyteti. Unë jetoj këtu. A më lejohet që të udhëtojë tek varri i saj për ta vizituar atë?

Përgjigje: Jo. Nuk udhëtohet për të vizituar një varr. Nuk të lejohet që të udhëtoshë për të vizituar një varr, madje as varrin e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem). Ti duhet ta përshëndetësh atë vetëm në qoftë se udhëtonë për në Medine për t’u falur në xhaminë profetike. Kështu, vizita e varrit të tij është vetëm një pjesë e vizitës së xhamisë. Përndryshe, nuk është e lejuar për të udhëtuar tek varret. Sepse është një qasje e tepruar ndaj varreve.

Profeti ka thënë:

“Nuk lejohet të ndërmerret udhëtim përveçse për në tre xhami: Mesxhidul Haram (Qabe), në këtë xhaminë time (Medine) dhe në xhaminë Aksa.”

Transmeton Bukhari (1189) dhe Muslimi (1864).

Shpërndaje: