Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Cila është Akideja e Selefëve në lidhje me udhëheqësit shtetërorë?”
Përgjigje: ”Akideja e Selefëve në lidhje me udhëheqësit e myslimanëve është bindja në gjëra të lejuara, të luturit për ta që Allahu t’u jep sukses, t’i forcojë, ndihmojë, që përmes tyre Allahu të përmirësoj gjendjet e njerëzve në përgjithësi dhe atyre që janë në pushtet. Gjithashtu, të mos përhapen të këqijat e tyre, të mos përgojohen, të mos nxiten njerëzit kundër tyre. Ky është udhëzimi i Selefëve.
Nëse dikush ka për t’i këshilluar ata, atëherë këshilla të bëhet në mënyrë të veçantë dhe duhet të jetë nga njerëz kompetent për ta bërë një gjë të tillë. Këta, janë njerëzit që kanë dije mbi Kur’anin dhe Sunnetin, njerëz të cilët janë të mençur dhe i njohin gjërat në mënyrë thelbësore. Udhëheqësi myslimanë, i dëgjon këta njerëz dhe përfiton prej tyre.
Nuk lejohet kryengritja kundër tyre për shkak të këqijave që ata apo dikush nga popullata i bëjnë. Sepse udhëheqësi i shtetit, ka peshë të rëndë dhe vend të rëndësishëm në Sheriatin Islam. Allahu përmes tyre, e përmirëson gjendjen e përgjithshme, ku individët e thjeshtë nuk mund të kenë ndikim në to. Shembull: Ruajtja e kufijve nga sulmet e armikut, udhëheqjen e haxhit, xhumasë dhe ruajtjen e unitetit, krijimin e vendeve ku i shërbehet dijes, ndërtimin e xhamive, ruajtjen e sigurisë e gjëra të tjera të panumërta.
Allahu e mëshiroftë Imam Ibnu Tejmijen, i cili thotë një thënie të cilën e ruan edhe historia: “Gjashtëdhjetë vjet me udhëheqës zullumqarë, janë më të mira sesa një natë e vetme pa udhëheqës.”
Kjo thënie është e drejt, sepse kur nuk ka udhëheqësi, njerëzit kaplohen nga kaosi, secili dëshiron të bëhet udhëheqës duke bërë padrejtësi ndaj njëri-tjetrin dhe kufijtë tejkalohen.
Për këtë gjë, metodologjia e Selefëve në këtë lidhje me udhëheqësit myslimanë, është të qëndruarit pranë tyre, të ndihmuarit në atë që mund t’u ndihmohet, qoftë edhe vetëm me dua, mospërhapja e të këqijave dhe mangësive të tyre, të bindurit në gjëra të lejuara, të mos bëhen kryengritje, e të mos dëgjohen njerëz budallenj të cilët bëjnë thirrje kundër shtetit në përgjithësi.
Ky është udhëzimi i Selefëve në këtë çështje, të cilën e kemi mësuar dhe e gjejmë në librat e tyre.”