Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Udhëzimi i të dërguarit gjatë abdesit

Imam Shemsudin Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: Version i shkurtër nga Zad ul-Mead (1 / 184)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

1. Ai (salAllahu alejhi ue selem) shpesh merrte abdes për çdo namaz, dhe nganjëherë ai falte disa namaze me të njëjtën abdes.

2. Ai shpesh merrte abdes me aq sa zënë ujë dy shuplakët e duarve, dhe nganjëherë ai merrte abdes me një të tretën e shuplakave të dorës dhe nganjëherë më shumë se kaq.

3. Ai e kishte zakon të shfrytëzonte vetëm pak ujë dhe e kishte zakon t’i paralajmërojë umetin e tij për përdorimin e ujit të shumtë gjatë marrjes së abdesit.

4. Ndonjëherë ai lante çdo pjesë të trupit vetëm një herë, ndonjëherë dy herë e ndonjëherë tri herë. Ndonjëherë ai lante disa pjesë të trupit dy herë dhe disa pjesë të tjera tre herë, por ai kurrë nuk e lau një pjesë të trupit më shumë se tri herë.

5. Ai ndonjëherë shpëlante gojën me një grusht ujë, ndonjëherë me dy dhe ndonjëherë me tre grusht ujë. Ai e kishte zakon të shpërlante hundën menjëherë pasi kishte shpërlarë gojën.

6. Ai e kishte zakon të fuste ujin në hundë me dorën e tij të djathtë dhe përdorte dorën e majtë, kur ai nxirrte ujin nga hunda.

7. Sa herë që ai merrte abdes ai e lante gojën dhe hundën.

8. Ai i jepte mes-h mbi të gjithë kokën dhe e përshkonte atë me duar të lagura, duke filluar nga lidhja e ballit deri tek flokët mbrapa.

9. Kur ai kishte vënë çallmën, ai jepte mes´h mbi të pasi fillonte mes´hun nga lidhja e ballit.

10. Ai e kishte zakon t’i fshinte veshët e tij brenda dhe jashtë pasi i jepte mes-h kokës.

11. Ai e kishte zakon të pastronte këmbët, përveçse nëse ai e kishte çorape lëkure ose çorape të zakonshme (të trasha).

12. Ai e kishte zakon t’i lante pjesët e trupit sipas radhës së përshkruar dhe ai nuk e shkëpuste abdesin.

13. Ai fillonte abdesin e tij duke thënë: ‘Bismilah’ (Me emrin e Allahut) dhe kur ai mbaronte thoshte:

أشْهَدُ أنْ لاَ إِلهَ إِلاَّ اللهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ اللَّهُمَّ اجْعَلْنيِ مِنَ التَّوَّابِينَ وَ اجْعَلْنيِ مِنَ الْمُتَطَهِّرِين

”(Dëshmoj se nuk adhurohet askush me të drejtë përveç Allahut dhe Ai është i vetëm pa rival, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij. O Allah më bë mua nga ata që pendohen tek Ti dhe më bë nga ata që pastrohen.” [1]

Dhe, gjithashtu ai thoshte:

سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ وَبِحَمْدِكَ أَشْهَدُ أَنْ لا إِلهَ إِلاَّ أَنْتَ أَسْتَغْفِرُكَ وَأَتْوبُ إِلَيْكَ

”(I Përsosur je Ti, o Allahu im, Ty të takon falënderimi; dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Teje, kërkoj falje nga Ti dhe tek Ti pendohem.)” [2]

14. As ai e as shokët e tij nuk thanë në fillim të abdesit: “Unë kam për qëllim me këtë vepër të largojë papastërtitë e mia dhe të bëhem gati për namaz.”

15. Ai kurrë nuk ka larë më tej bërrylave kur lante krahët e tij.

16. Ai nuk e kishte zakon të fshinte pjesët e trupit pas abdesit.

17. Nganjëherë ai fuste gishtat në mes mjekrës së tij, por këtë ai nuk e bënte shpesh.

18. Ndonjëherë ai fërkonte gishtat e tij, por edhe këtë ai nuk e vepronte shpesh.

19. Ai nuk e kishte zakon që dikush t’i ndihmonte me ujë kur ai merrte abdes, edhe pse ndonjëherë i ndihmonte atij dikush.


[1] Transmetuar në Sunnen et-Tirmidhi (55) nga Umer Ibnul-Hatabi, dhe baza e hadithit është transmetuar në Sahih Muslim (234)

[2] Transmetuar nga Ibn us-Sunni në librin e tij (‘Amel ul-Jeum uel-Lejleh) faqe 21 dhe është transmetuar nga Sahabiu Ebu Said el-Hudrij.
Shejkh Abdul Kadër el-Arnauti e konsideronë hadithin të jetë i dobët.

Shpërndaje: