Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/11-12)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Bukhari ka thënë:
271 – Ebun-Nu’man tregoi: Abu Auaneh tregoi, nga Ibrahim bin Muhammed bin el-Muntashir, nga babai i tij i cili ka thënë:
“I tregova Aishes se Ibn Umeri ka thënë: “Nuk më pëlqen të hyjë në ihram i parfumosur.”
Aishah tha: “Unë e parfumosa të dërguarin e Allahut ﷺ pas së cilës ai pati marrëdhënie me gratë e tij. Pas kësaj, ai në mëngjes hyri në ihram.”
Hadithi dëshmon se sa e afërme Aishah ishte me të dërguarin e Allahut ﷺ, atëherë kur ajo personalisht e parfumoste atë. Allahu qoftë i kënaqur me të dhe e shpërbleftë atë për shkak se u kujdes për profetin tonë ﷺ. Kjo është pa dyshim një tipar i lavdërueshëm që sjell dashurinë mes bashkëshortëve.
Kështu duhet të jesh me gruan tënde. Burri duhet të jetë i sjellshëm, i thjeshtë dhe i butë. Ai duhet të zbresë në nivelin e gruas.
Madje duhet edhe zbritur në nivelin e fëmijëve. Këtë e bëri i dërguari ﷺ kur ai i tha djaloshit të vogël Ebu Umejrit i cili e kishte një zog të vogël të quajtur Ebun-Nughejr. Ai ishte i lumtur për zogun e tij sikurse edhe fëmijët tanë që bëhen të lumtur në qoftë se atyre u ipet një zog. Ky zog vdiq. Prandaj i dërguari ﷺ e kishte zakon të bente shaka me djaloshin dhe i thoshte:
“Çka ndodhi me Ebun-Nughejrin, o Ebu Umejr?”