Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/10856
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A i lejohet gruas që të ulet me të afërmit e saj meshkuj duke qenë e mbuluar dhe të flas me ta për çështje fetare dhe për çështje të përgjithshme?
Përgjigje: Po, nuk ka problem që gruaja të ulet me burrat me kusht që të mos përmbaj (ulja) fjalë të kota dhe fitne. Ajo duhet të jetë e mbuluar, (ulja duhet të jetë) për ndonjë këshillë apo që të flas për një çështje për të cilën ajo ka nevojë.
P.sh; Ulja e saj me kunetërit e saj apo me burrat e motrave të saj apo me djemtë e xhaxhallarëve të saj dhe të ngjashëm me këta, të flas me ta për gjërat që ka nevojë shtëpia apo çfarë lidhet me të këshilluarit apo të ngjashme me çështjet në të cilat është e domosdoshme të folurit me ta, duke mos u veçuar me asnjërin prej tyre dhe duke mos qenë e zbuluar dhe pa hixhab.
Ajo duhet të jetë e mbuluar me veshjen fetare, duhet të mbuloi fytyrën dhe duart e saj dhe të flas me ta në mënyrë normale që të mos bjer dikush prej tyre në fitne. Ajo nuk duhet të bëj lajka (apo të flas bukur) porse duhet të flasë me fjalë të thjeshta sepse Allahu i Lartësuar ka thënë:
يَا نِسَاء النَّبِيِّ لَسْتُنَّ كَأَحَدٍ مِّنَ النِّسَاء إِنِ اتَّقَيْتُنَّ فَلَا تَخْضَعْنَ بِالْقَوْلِ فَيَطْمَعَ الَّذِي فِي قَلْبِهِ مَرَضٌ وَقُلْنَ قَوْلًا مَّعْرُوفًا
”O gratë e të dërguarit! Ju nuk jeni si gratë e tjera. Nëse i frikësoheni Allahut, mos flisni me përkdheli (llastim), që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër epshore, por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!”
Ajo çfarë është e ligjëruar për gruan është që ajo të flasë në mënyrë normale, të mos jenë fjalë me lajka, me flirtime… etj. Mos të flas fjalë të turpshme apo të ashpra, porse diçka në mes të këtyre fjalëve.
Është përshkruar që gruaja të flet ashtu siç duhet, të mos jetë jo morale, me flirte, me simpati, e llastuar, e paturpshme, vrazhdësi apo me dhunë; Ajo duhet të jetë mesatare.”