Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bërja umre gjatë Ramazanit kur ka shumë kallaballëk

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/liqo-07-08-1435-01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çka mendoni për atë që thotë se është më mirë për të bërë umren në Dhul-Hixheh se sa në Ramazan sepse selefët nuk e kishin zakon ta bënin umren gjatë Ramazanit?

Përgjigje: Kështu flet vetëm një i paditur dhe jo një i ditur. I dërguari ka thënë në hadithin autentik:

“Umreja në Ramazan është e barabartë me haxhin.” 

Transmeton Bukhari (1782).

Në një formulim tjetër thuhet:

”Umreja në Ramazan është e sikurse të bësh haxhin me mua.”

Transmeton Muslimi (1256).1

Umreja gjatë Ramazanit vlen edhe sot dhe është shumë e vlefshme. Ajo nuk mund të mohohet. Vetëm për shkak se i dërguari e bëri Umren në Dhul-Ka’deh nuk do të thotë se nuk lejohet të bëhet gjatë Ramazanit. Edhe në veprën dhe në fjalët e të dërguarit ka argument. Fjalët e tij gjithashtu janë argument.

Por duke pasur parasysh kallaballëkun e madh dhe vështirësitë që ekzistojnë sot është më mirë që të shtyhet umreja sesa të bëhet gjatë Ramazanit. Për shkak të kallaballëkut nuk është e mundur për të kryer umren sikurse duhet. Gjithashtu e vë veten në rrezik. Ndoshta ke me vete njerëz të sëmurë, gra apo fëmijë të vegjël të cilët i ekspozon ndaj vështirësive të mëdha apo edhe ndaj rrezikut. Bazuar në këtë është më mirë për të bërë umren jashtë Ramazanit për shkak të vështirësive që ekzistojnë tani. Megjithëkëtë, këto vështirësi nuk do të zgjasin përgjithmonë. Ato marrin fund. Megjithatë, vetëm një njeri injorant e mohon një sunnet të dërguarit dhe thotë se nuk është ligjësuar bërja e umres gjatë Ramazanit, ndërsa i dërguari ka thënë:

”Umreja në Ramazan është e barabartë me haxhin.”


Hadithi i plotë është:

Ibn Abbasi-radijAllahu anhuma- tregon:

”Kur profeti ﷺ u kthye nga haxhi, i tha Ummu Sinan el-Ensarijes: ”Çfarë të pengoi të bësh haxhin me ne?”

Ajo tha: “Ne kishim vetëm dy deve që i përdornim për të sjellë ujë.” Kështu burri dhe djali i saj kishin shkuar në haxh me një deve, dhe ai ua la tjetrën për të sjellë ujë.”

Ai ﷺ tha: “Kur të vijë Ramazani, shkoni për umre, sepse umreja në Ramazan është e barabartë me haxhin.” Bukhari (1782)

Tek Muslimi (1256) thuhet: “…është sikur të bësh haxhin me mua”

Shpërndaje: