“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: http://alifta.com/Fatawa/FatawaChapters.aspx?View=Page&
Imam Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz
Shejkh Abdur-Razzak Afifi
Shejkh Abdullah bin Ghudejjan
Shejkh Abdullah bin Ku’ud
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi që burri dhe gruaja së bashku shkëmbejnë unazat e martesës me njëri-tjetrin pos kësaj të dytë marrin emrin e partnerit të tyre dhe datën e ceremonisë të gdhendura në unaza. A është kjo një risi apo ka bazë në fe? A është e vërtetë se fjalët e Profetit (sal Allahu alejhi ue selam), të cilat ja tha shokut të tij:
”Kërko edhe nëse do të gjesh një unaz hekuri.“
A mund të përdoren si dëshmi për unazat e martesës?”
Përgjigje: Në lidhje me çështjet e përshkruara unazat e martesës të cilat u përmendën janë të pabaz në Islam. Kjo është një risi që u miratua nga injorantët dhe muslimanët e dobët, kur ata imituan zakonet e kufarëve. Kjo është e ndaluar sepse kjo është një përngjasim me kufarët, gjë kundër të cilës Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka paralajmëruar. Sa i përket fjalëve të Profetit (salAllahu alejhi ue selam) drejtuar shohut të tij, ato nuk përbëjnë prova për atë që ju pyetët. Ai e urdhëoi atë ti’a dhurojë unazën si mehër (dhurat martese e obliguar) gruas me të cilën ai do martohej.