Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Unë gjithmonë grindem me gruan time në lidhje me fëmijët tanë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë gjithmonë grindem me gruan time në lidhje me fëmijët tanë. Ajo rregullisht merr fëmijët tek prindërit e saj ndërsa unë dua që ata të qëndrojnë në shtëpi. Çfarë mendoni ju për këtë?

Përgjigje: Së pari dhe më kryesorja është se burri është përgjegjës për gruan e tij dhe për fëmijët. Gruaja nuk duhet të largohet nga shtëpia pa lejen e burrit të saj. Fëmijëve nuk u lejohet të largohen nga shtëpia pa lejen e babait. Nuk është e lejueshme për të që t’i marr ata pa pëlqimin e tij.

Ekziston rreziku që  fëmijët të fillojnë të shoqërohen me njerëz jofetarë, të rinj qofshin apo fëmijë. Pra siç thamë babai duhet të ketë kontroll mbi ta. Ata duhet të kërkojnë leje prej tij dhe atij nuk i lejohet t’u japë leje atyre nëse ekziston një rrezik që feja e tyre ose trupat e tyre ndikohen negativisht.

Shpërndaje: