Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Urimet për fëmijën e porsalindur

Imam Jahja bin Sharaf en-Nevevi

Burimi: “El-Edhkaar” (1/648)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Është e rekomanduar për të uruar prindërit e fëmijës së porsalindur. Dijetarët Shafiit thonë se është e rekomanduar për të uruar prindërit e fëmijës, me fjalët e transmetuara nga Huseini radijaallahu anhu, i cili një burri i mësoi të thoshte:

بارك الله لك في الموهوب لك و شكرت الواهب و بلغ أشده و رزقت بره

(Baarakall-llahu leke fil-meuhuubi leke, ue shekertel-uaahibe ue belegha eshud-dehuu, ue ruzikte birr-rrahu).

“Allahu të bekoftë në atë që të ka dhuruar! Të bëftë prej atyre që e falënderojnë Dhuruesin! Allahu e rrittë dhe e bëftë të sjellshëm ndaj teje!”

Është e rekomanduar që përgjigja të kthehet me fjalët:

بارك الله لك و بارك عليك و جزاك الله خيرا و رزقك الله مثله و أجزل الله ثوابك

(Baarakall-llahu leke, ue barake ‘alejke ue xhezaakall-llahu khajran, ue razakakall-llahu mithlehu ue exhzelellahu theuaabehu.)

“Allahu të bekoftë ty dhe pasardhësit e tu! Allahu të shpërbleftë me të mira. Allahu ta dhuroftë edhe ty njësoj si ky dhe ta shtoftë shpërblimin!” 

Gjithashtu, mund të thuhen fjalë e urime të ngjashme.

Shpërndaje: