Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Urimi për festën e bajramit para se të vjen koha e tij

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ditëve të fundit janë përhapur mesazhe telefonike që flasin për ndalesën e të uruarit të bajramit një ose dy ditë para se të vijë dhe thonë se kjo është një risi. Cili është mendimi juaj për këtë?

Përgjigje: Unë nuk di për këtë thënie. Ata përhapën këtë dhe unë nuk di që kjo të ketë bazë (në fe). Dhe së dyti urimet janë të lejuara gjatë ditës së bajramit ose pas ditës së bajramit. Ndërsa para ditës së bajramit, unë nuk di që selefët ta kenë bërë këtë. Si të urosh për diçka që nuk ka ndodhur? Urimet duhet të bëhen në ditën e bajramit ose pas ditës së bajramit. Megjithatë, nuk ka dëshmi për këto urime. Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë se ai nuk i uron askujt, porse ai do t’i përgjigjet nëse dikush ia uron atij.

Shpërndaje: