Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Urina dhe jashtëqitjet e kafshëve dhe ndikimi i tyre në abdes

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (d. 1421)

Lika el-Bab el-Maftuh (35 B)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A janë të papastra urina dhe jashtëqitjet e kafshëve të ngrënshme? A e prishin ato abdesin?

Përgjigje: Urina dhe jashtëqitja e kafshëve të ngrënshme janë të pastra. Nëse diçka prej tyre bie në rrobën tënde ose në trupin tënd, nuk ke nevojë ta pastrosh atë. Prova e kësaj është se profeti ﷺ lejoi faljen e namazit në stallën e deleve. Stallat e deleve nuk janë të zbrazëta nga jashtëqitjet dhe urina. Përveç kësaj, profeti ﷺ urdhëroi burrat e fisit Urejneh të pinë urinën e devesë dhe qumështin e devesë. Megjithatë, nuk lejohet falja e namazit në stallat e deveve sepse profeti ﷺ e ndaloi këtë. Sidoqoftë, ndalimi nuk është për shkak të papastërtisë së devesë. Disa dijetarë thonë se shkaku nuk dihet. Të tjerë besojnë se arsyeja ka të bëjë me natyrën e vrazhdë të devesë, prandaj namazi në të mund të ketë një efekt negativ. Prandaj ndalohet.

Ndërsa, urina dhe jashtëqitjet e kafshëve të pangrënshme janë të papastra. Shembuj të kafshëve të tilla janë mushka, gomari dhe macja.

A e prishin ato abdesin? Jo ata nuk e prishin. As urina dhe jashtëqitja e kafshëve të pangrënshme nuk prishin abdesin. Papastërtia duhet vetëm të largohet, por nuk e obligon marrjen e abdesit.

Shpërndaje: