Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: esh-Sherh el-Mumti ala Zad-il-Mustakni (12/10-11)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Është e njohur se profeti (salAllahu alejhi ue selem) nuk ishte i martuar me disa gra për të kënaqur epshin e tij seksual.
1 – Ai ishte i martuar me to për shkak të një dobie gjithëpërfshirëse, në mënyrë që ai mund të ketë lidhje familjare me të gjitha fiset. Kështu kishin të gjitha fiset arabe lidhje familjare me profetin (salAllahu alejhi ue selem). Lidhja familjare përmes martesës është një pjesë e trungut familjar. Allahu i bashkoi ata dhe tha:
“Është Ai që ka krijuar prej ujit njeriun, e ka vënë në lidhje me fis nga gjaku dhe nga martesa. Zoti yt është i Plotfuqishëm.” 1
2 – Një qëllim tjetër ishte se profeti (salAllahu alejhi ue selem) dëshiroi që veprimet e tij të fshehura që veproheshin vetëm në shtëpi të bëheshin të njohura, gratë e tij i morën ato nga ai. Ka shumë sunnete që i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) nuk i publikoi, por që transmetohen nga gratë e tij (radijAllahu anhun).
3 – Një tjetër qëllim ishte për të ruajtur nderin e tyre dhe për ti inkurajuar ato. Shembuj i kësaj është Safija bint Hujej (radijAllahu anha) e cila u zë si robëreshë në ditën e Hajberit. Babai i saj ishte i pari i fisit hebre en-Nedhir. Nëse bija e prijësit zihet robe, ajo natyrisht do ta merr me të keqe këtë veprim. Atëherë profeti (salAllahu alejhi ue selem) u martua me të për ta inkurajuar atë2.
Në qoftë se ai donte të kënaqte nevojat e tij seksuale, nuk do të ishte vetëm një nga gratë e tij e virgjër. Nuk ka dyshim se virgjëreshat janë më të mirë se jovirgjëreshat. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha Xhabirit (radijAllahu anhu):
“Pse nuk u martove me një të virgjër në mënyrë që ajo mund të luajë me ty dhe ti me të?” 3
1 25:54
2 Bukhari (5086).
3 Bukhari (5079).