Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ushqimi i shtruar para namazit të akshamit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fet’h Dhil-Xhelal uel-Ikram 2/481
 www.perlatmuslimane.com

230 – Transmetohet nga Enesi (radijAllahu anhu) se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: 

“Nëse është shtruar darka atëherë hani para se të falni namazin e akshamit.” Bukhari dhe Muslimi.

Disa familje e kanë zakon të shtrojnë ushqimin çdo ditë të Ramazanit së bashku me bërjen iftar. Atëherë çka duhet të bëjmë në këtë rast? Është në rregull të hash. Mirëpo më mirë është që të bësh iftar me ca hurma dhe kafe, pastaj të falësh namazin e akshamit dhe më pas të kthehesh në shtëpi për të ngrënë ushqim. [1]


[1] Duke pasur parasysh se namazi në xhami për meshkuj është obligim. Gjithashtu gruaja mund të falet në shtëpi pas bërjes iftar, pastaj të darkojnë (v.p.).

Shpërndaje: