Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

43.Uthman bin Afani sipas Sejit Kutubit

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 56-58

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shembulli i dytë: Sejid Kutubi ka thënë në lidhje me kalifin e drejtë Uthmman bin Afanin (radijAllahu anhu):

“Besoj se kalifati i Aliut ishte një vazhdim i natyrshëm i kalifatiti të Ebu Bekrit dhe të Umerit dhe se epoka e Uthmanit ishte një boshllëk midis dy kalifateve. Kështu ne duhet të vazhdojmë të tregojmë për epokën e Aliut dhe pastaj t’i kthehemi gjendjes së ditëve së kohës së Uthmanit.” 1

Këtë e tha Sejid Kutubi pasi tregoi se Umer bin el-Khatabi u kthye përsëri nga mendimi i tij në lidhje me shpërndarjen e pasurive në mendimin e Ebu Bekrit dhe pastaj erdhi në përfundim se mendimi i Aliut është në përputhje me mendimin e kalifit të parë dhe më në fund erdhi në mendimin katastrofal lidhur me Uthmanin (radijAllahu anhum). Kush ishte Uthmani sipas dijetarëve dhe atyre e pasojnë metodologjinë e selefëve?

Shkurtimisht, ai quhej Uthman bin Afan bin Ebil-As bin Umejeh bin Abdi Shems bin Abdi Menaf el-Kureshij, prijësi i besimtarëve, kalifi i drejtë dhe bashkëshorti i dy dritave. Profeti ﷺ ia premtoi atij xhenetin për sprovën që do ta godiste atë. Engjëjt kishin turp prej tij. Zotëria i njerëzimit ﷺ kishte turp prej tij. Profeti ﷺ ia dha për martesë dy vajzat e tij njërën pas tjetrës, Rukajan dhe Um Kulthumin. Ai e financoi tërë ushtrinë e betejës së Tebukut.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Atij që e pregatit ushtrinë Usrah i jepet xheneti.” 2

Ai ﷺ ka thënë për të (radijAllahu anhu):

“Ai është një nga shokët e mi që më ngjan më së shumti në aspektin e karakterit.” 3

Ai ﷺ ka thënë gjithashtu për të (radijAllahu anhu):

“Sprova do të ther si një bri lope dhe atëherë ky dhe ata që janë me të janë në të saktën.”

Transmetuesi Murrah bin Ka’b el-Bahzi (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Unë shkova dhe e kapa për rrobat e tij dhe e pashë se ai ishte Uthmani (radijAllahu anhu).” 4

Sa virtytet dhe karakteristika të shumta që ka Uthmani që mund të lexohen në biografitë! Ai (radijAllahu anhu) u vra nga duart e tradhëtisë dhe mashtrimit, më Dhul-Hixheh në vitin 35h. Ai ishte gati 80 vite. Kalifati i tij zgjati 12 vite. I gjithë kalifati ishte i mirë, i bekuar, i drejtë dhe me urtësi derisa njerëzit e këqinjë e mbytën atë.

Ky është pra Uthman bin Afani, sipas atyre të cilët i vlerësojnë virtytet e virtytshme të njerëzve, d.m.th Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati, pa marrë parasysh kohën dhe vendin. Ti edhe e ke parë se si ai është vlerësuar nga Sejid Kutubi dhe përkrahësit e tij kur ata e akuzojnë atë se e ka bërë Islamin në bazamentet devijeuse të Benu Umejes, se fryma Islame ishte e humbur në kohën e tij, se kalifati i tij ishte një boshllëk në mes të dy kalifëve të parë, dhe Ali bin Ebi Talibit (radijAllahu anhu) dhe akuzat e rreme të tjera që vetëm burojnë nga një zemër që është plot me mosdashje ndaj Uthmanit, bashkëshortit të dy dritave.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَالَّذِينَ جَاؤُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ

”Dhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë që qenë para nesh në besim dhe mos na fut në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë! Vërtet Zoti ynë Ti je i Butë, Mëshirues!” 5

Cili terrorizëm është më i keq sesa nënçmimi i një personi i cili është nderuar nga Allahu dhe i dërguari i Tij në Kuran dhe në sunnet?


1 El-A’daleh el-Ixhtima’ijeh, fq. 72, tirazh i dymbëdhjetë.

2 Bukhari nr 2778.

3 Hakimi (4/48) dhe Tabarani në “el-Mu’xhem el-Kabir” (99). Zinxhiri është i shkëputur. Shih “Silsileh-ul-Hadith ed-Da’ifah” (6364) nga Albani.

4 Ahmedi (20352, 20353), me dy zinxhirë thotë që e forcojnë njëri-tjetrin. Ekziston edhe një formulim konfirmues që thotë se:

“Atë ditë ky këtu do të jetë i udhëzuar.” (Tirmidhi nr 3704, i cili e vërtetoi këtë hadith.

Hadith, në sajë të transmetimeve të ndryshme të tij është autentik dhe i konfirmuar. Për më shumë informacion, shiko “Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah” (3119), dhe Allahu e di më mirë.

5 59:10.

Shpërndaje: