Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)
Burimi: Adhua-ul-Bejan (4/171-172)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Mospajtimi në këtë çështje është i njohur. Mendimi mbisundues sipas argumenteve është se zinaja nuk e ndalon të lejuarën. Me fjalë të tjera, vajza e tij nga zinaja nuk është vajza e tij e vërtetë. Dijetarët janë unanim se ajo nuk përfshihet nga fjalët e Allahut (te ala):
يُوصِيكُمُ اللّهُ فِي أَوْلاَدِكُمْ لِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ الأُنثَيَيْنِ
“Allahu ju urdhëron për sa i takon trashëgimisë së fëmijëve: një mashkulli sa dy femrave.”1
Konsensusi se ajo as nuk trashëgon, e as nuk përfshihet nga trashëgimia është një argument konkret se ajo është e huaj për të dhe nuk është vajzë e tij e vërtetë. Megjithatë, unë mendoj se ai nuk duhet të martohet me të në asnjë rrethanë për shkak të arsyeve të mëposhtme:
1 – Ajo është krijuar nëpërmjet farës së tij. Kjo bën që pamja e saj t’i ngjaj vajzës së tij të vërtetë. Ky ngjasim duhet ta pengojë që të martohet me të.
2 – Ai nuk duhet të përjetojë epsh me një gjë që është ngritur me anë të mëkatit kundër Krijuesit (xhela ue ala). Një nga shtyllat e keqardhjes është të ndiesh fajësinë. Kështu, nuk është e përshtatshme të gëzosh diçka që rrjedh nga vetë mëkati.
1 4:11