“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, fq. 172
Përbledhi: Sa´d Abdul-Ghaffar Ali
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë është gjykimi për vajzat që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, a lejohet qe të dalin jashtë shtëpisë të zbuluara dhe a lejohet që të falen pa shami?”
Përgjigje: “Përgjegjësia e kujdestarëve të tyre është që t’i edukojnë ato sipas porosive të islamit. Ata duhet t’i urdhërojnë ato që të mos dalin pa e mbuluar auretin e tyre nga frika e sprovave dhe gjithashtu e kanë për obligim që t’ua bëjnë të mundshme atyre që të përvetësojnë moralin dhe karakterin e pastër islam.
Gjithashtu, është detyrë e përgjegjësit të tyre që t’i urdhërojnë ato të falen me shamia. Në qoftë se ato falen pa shamia atëherë namazi i tyre është i pa saktë. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
إن الله لا يقبل صلاة امرأة حاضت إلا بخمار
“Nuk e pranon Allahu namazin e gruas pos e mbuluar (gjithë trupin).”1
1 Hadithi vlen për vajzën që e ka arritur moshën e pjekurisë.