Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vaksinimi i fëmijëve dhe trajtimi mjekësor

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: http://www.muqbel.net/fatwa.php?fatwa_id=675
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për vaksinimin që u jepet fëmijëve kundër disa sëmundjeve infektuese sipas pretendimit të tyre? Cili është gjykimi për mjekimin parandalues? Cili është gjykimi për kurimin me helme dhe preparate të ndaluara dhe që janë të ndotura sipas sheriatit?

Përgjigje: Është më mirë të shmangni vaksinimet dhe në vend të kësaj të mbështeteni tek Allahu (subhanehu ue te ala):

وَمَن يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ

”Dhe kushdo që i mbështetet Allahut, Ai do t’i mjaftojë atij plotësisht.” 1

Sidoqoftë, nuk është e ndaluar sepse nuk ka të bëjë me likuidimin e sëmundjeve ngjitëse. Përndryshe dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me sëmundjet ngjitëse; disa i konfirmojnë ato, të tjerët i mohojnë ato dhe disa të tjerë i konfirmojnë ato në përputhje me kaderin e Allahut (subhanehu ue te ala). E vërteta është se nuk ka sëmundje ngjitëse, sepse profeti ﷺ tha:

“Nuk ka sëmundje ngjitëse.” 2

Vaksinimi dhe të ngjashmet veprojnë më tepër si mbrojtje. Siç thashë, është i padëmshëm dhe nuk është as i ndaluar dhe as i urryer. Sidoqoftë, është më mirë për atë që ka besim dhe mbështetje të fortë në Allahun që të mos vaksinohet:

”Ata janë ata që nuk kërkojnë t’u bëhet rukje, nuk kurohen me djegie, nuk besojnë në besëtytni dhe mbështeten vetëm në Zotin e tyre.” 3

Kjo është më mirë.

Sa i përket mjekimit me preparate të ndaluara, profeti ﷺ tha:

“Mjekohuni, por mos u mjekoni me ilaçe të ndaluara.” 4

Ai ﷺ gjithashtu tha:

“Allahu nuk e ka vënë shërimin e umetit tim në diçka që Ai e ka ndaluar.”

Nëse ilaçi përmban alkool ose diçka tjetër të ndaluar nuk lejohet përdorimi i tij. Përkundrazi, duhet mbështetur në Allahun (subhanehu ue te ala). Sa i përket helmeve, lejohet përdorimi i tyre vetëm nëse ato janë opsioni i vetëm dhe nuk kanë efekte anësore në mëlçi dhe organe të tjera. Në fakt, helmet bien nën ilaçet e ndaluara. Nëse ato sjellin sëmundje të tjera është e detyrueshme t’i shmangni ato. Kjo është një gjë.

Një gjë tjetër është se kur e ndaluara shndërrohet në trajtë tjetër, atëherë largohet ndalesa e saj. Shembuj të kësaj janë papastërtitë që digjen dhe kthehen në hi. Kështu hiri e humbet papastërtinë dhe ndalimin e tij. Alkooli që shndërrohet në uthull është një shembull tjetër. Disa dijetarë kanë shpallur unanimitet për papastërtinë e alkoolit. Unë nuk mendoj se alkooli është i papastër; ai është i ndaluar por jo i papastër. Gjithçka e ndaluar nuk është e papastër.

Pyetje: Vaksinimi përmban helm, por jepet për qëllime imuniteti.

Përgjigje: Nëse helmi është i padëmshëm, atëherë – nëse do Allahu – kjo është e padëmshme. Siç thashë, ai merret për qëllime imuniteti dhe jo për të shmangur sëmundjet ngjitëse.


1 65:3
2 Bukhari (5757) dhe Muslimi (2220).
3 Bukhari (5705) dhe Muslimi (2220).
4 Ebu Daudi (3874).

Shpërndaje: