Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Varja e perdeve dhe stolive të tjera nëpër mure

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: http://binothaimeen.net/content/8624?q2

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kam dëgjuar një hadith nga i dërguari i Allahut ﷺ në të cilin tregohet se ai ﷺ hyri tek Aishah (radijAllahu anha). Ai pa se ajo kishte varur një pëlhurë apo mbulesë në muri. Atëherë, ai ﷺ i tha se nuk ishin të urdhëruar t’i mbulojnë muret. Pyetja është se a hyjnë perdet në këtë hadith fisnik?

Përgjigje: Hadithi i cekur nga pyetësi transmetohet nga Muslimi në Sahihun e tij, në të cilin thuhet se profeti ﷺ posa hyri në shtëpi, ishte kjo mbulesë e cila i ra për fytyre. Prandaj, i dërguari i Allahut tha ﷺ tha:

“Nuk jemi urdhëruar që t’i mbulojmë gurët dhe baltën.” 

Ai e hoqi atë. Ky hadith është argument se nuk duhet shkuar aq larg sa të varen në mure këto lloj pëlhurash, të cilat profeti ﷺ i urrente. Ai tha se ata nuk ishin të urdhëruar ta bëjnë një gjë të tillë.

Lidhur me perdet të cilat përdoren ditëve të sotme, ato janë të lejuara në qoftë se përdoren për qëllime pozitive e të drejta, siç është vërja e perdeve në dritare për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit e qëllime të tjera të ngjashme, sepse në raste të tilla ato nuk përdoren për të zbukuruar gurët dhe baltën, por për tu mbrojtur nga ndonjë shqetësim ose për të përfituar diçka të dobishme. Por në qoftë se varen vetëm për hir të bukurisë, atëherë ato hyjnë në këtë hadith, gjë që nuk është  mirë të veprojmë kështu.”

Shpërndaje: