Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_4933.shtml
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi që vajzat të shpojnë veshët që të duken më bukura? A konsiderohet kjo vepër ndryshim në krijimtarinë e Allahut, siç theksojnë disa dijetarë?
Pëgjigje: Mendimi më i saktë është se, ky veprim është i lejuar. E themi këtë, sepse kjo është forma që plotëson bukurinë e saj të lejueshme. Është konfirmuar se gratë në kohën e profetit ﷺ kishin vathë. Dhembja që shkaktohet nga shpimi i veshëve është i shkurtër. Megjithatë nëse shpimi i veshëve bëhet në moshë të hershme, atëherë shërimi është më i shpejtë.
Pyetësi: A vlen e njëjta gjë edhe shpimi në hundë?
Përgjigje: Po, në qoftë se e konsideron hundën të jetë vend zbukurimi.
Shënim: Të gjithë këta dijetarë, fetvatë e të cilëve ua kemi ofruar, nuk e lejojnë zbulimin e fytyrës. Andaj, edhe e lejojnë bartjen e vathit në hundë. Përndryshe, është e ndaluar me konsensus të dijetarëve (duke u mbështetur në hadithe të shumta), shfaqja e zbukurimeve në prani të të huajve. Dhe siç e pamë, vathi në hundë, konsiderohet prej zbukurimeve të gruas. Allahu e di më së miri.