Imam Salih Ibn Feuzan El-Feuzan
Burimi: Sherhu Ed-Durun Nadhid (14)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/al_durr_%2006_04_1433.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Shejkh i nderuar Allahu iu dhëntë mirësi! Thotë: ”Si t`i kundërpërgjigjemi dyshimit të atij që thotë; ”Për ekzistencën e varrit të profetit (salAllahu alejhi ue selem) brenda xhamisë së Tij dhe ai i përmbahet kësaj gjëje?”
Përgjigje: ”Nuk është varri brenda në xhami, ai është brenda tek dhoma, është brenda tek dhoma e Aishes. Ai (varri) nuk është brenda në xhami. Ai ka qenë jashtë xhamisë në kohën e Khalifëve të drejtë, në khilafetin e Muauijes dhe në khilafetin e Abdul-Melik Ibn Meruan. Ndërsa kur erdhi (në pushtet) Uelid Ibn Abdul-Melik, pas babait të tij Abdul-Melik dhe e zgjeroi xhaminë, ai e zgjeroi atë nga ana e lindjes dhe i futi dhomat e profetit (salAllahu alejhi ue selem) në xhami. Ai këtë gjë e bëri sipas mendimit të tij dhe nuk u konsultua (për këtë vepër) me dijetarët. Ai e veproi këtë gjë sipas mendimit të tij. Dijetarët nuk u pajtuan me këtë vepër. Kështuqë, nuk duhet të thuhet se varri i të Dërguarit është brenda në xhami, porse ai është brenda dhomës e cila u fut në xhami. Po!”