Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: I´anat-ul-Mustafid, fq. 272
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Është transmetuar në mënyrë autentike nga Aisha radijAllahu anha se Um Seleme i tha të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem në lidhje me fotot në një kishë që ajo kishte parë në Abisini. Ai tha:
”Kur një njeri i drejtë – ose një robë i drejtë – vdes në mesin e tyre, ata ndërtojnë një vend falje mbi varrin e tij dhe bëjnë këto fotografi të tij. Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.” 1
Hadithi dëshmon se është e ndaluar për të ndërtuar mbi varre, sepse kjo shpie në idhujtari karshi Allahut Azze ue Xhel. Nëse ndërtohet diçka mbi një varr ose në qoftë se ai dekorohet me pëlhura gje gjëra tjera, masa e njerëzve dhe injorantët do të sprovohen me të. Ata do të mendojnë se ka një sekret pas gjithë kësaj, dhe se vendi është i përkushtuar për adhurim dhe dua. Kjo është pikërisht ajo që ata bëjnë. Prandaj, i takon udhëzimit të Islamit që i vdekuri të varroset në varrezat publike myslimane së bashku me të gjithë myslimanët e tjerë. Ai duhet të varroset me dheun e varrit të tij dhe nuk shtohet më tepër. Dheu i varrit duhet të ngritet sa një pëllëmbë, në mënyrë që të dihet se është një varr në mënyrë që të mos shkelet. Asgjë nuk duhet të ndërtohet mbi të. Kështu ishte varri i Profetit salAllahu alejhi ue selem dhe i sahabëve të tij gjatë kohës së tij. Pra, kështu duhet të jetë varri sipas Islamit.
Asgjë nuk duhet të ndërtohet në të, asgjë nuk duhet të shkruhet në të. Ai nuk duhet të stoliset ose të bëhet me beton. Të gjitha këto gjëra shpien në idhujtari. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka urdhëruar Ali bin Ebi Talibin radijAllahu anhu të mos lejojë asnjë varr të ngritur pa e rrafshuar atë me tokë. Do të thotë të rrënon atë që është ndërtuar mbi të mënyrë që të bëhet një varr i pa shënuar në mesin e varreve nga i cili nuk sprovohet askush . Varrimet në mënyrë sheriatike nuk janë sprovuese ndryshe nga ato që përbëhen nga ndërtimet, betonimet dhe stolitë.
__________________________________
1 Bukhari (434) dhe Muslimi (528).