“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Vazhdimi i studimeve gjatë kohës së pritjes

“Komisioni i përhershëm për Kërkime dhe Fetva”

Burimi: “El-Mukarrab li-Ahkamil-Xhenaiz – 140/120-121

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Një gruaje i ka vdekur burri ndërsa ajo ende nuk ka përfunduar kohën e pritjes. Mirëpo, ajo është studente në fakultet, andaj a është e lejueshme për të që të vazhdojë studimet para se t’i përfundoj koha e pritjes apo jo?”

Përgjigje: “Është e obligueshme për gruan, burri i së cilës i ka vdekur, që kohën e pritjes ta përfundoj në shtëpinë e burrit të saj dhe askund tjetër. Ndërsa dihet se kjo kohë zgjatë 4 muaj e 10 ditë. Gjithashtu ajo nuk duhet të zbukurohet, të përdorë parfum, të vesh rroba që bien në sy, apo të bëj ndonjë veprim që i bën të tjerët që ta shikojnë atë.

Megjithatë, i lejohet të dalë gjatë ditës për nevojat e saj, dhe në bazë të kësaj, i lejohet t’i vazhdojë studimet duke pasur parasysh se kjo është kërkim i diturisë. Por duke u siguruar se ajo do t’i respektoj obligimet e saj të kohës së pritjes dhe duke mos përfillur kërkesat e meshkujve për martesë.

Tek Allahu është i gjithë suksesi. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin Muhammed, mbi familjen dhe mbi shokët e tij.”

Shpërndaje: