Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A nuk është e vërtetë se personi që vazhdon në mëkate të mëdha, megjithëse këshillohet ai vazhdon, a është kjo dëshmi se ai e konsideron të lejuar atë mëkat për shkak se ai nuk vazhdoi në atë mëkat të madh vetëm pasi e konsideroi të lejuar?
Përgjigje: Jo, o vëllai im, nuk gjykohet mbi të se ai e konsideroi të lejuar mëkatin deri sa të thotë me gojë se ky veprim (mëkat) është i lejuar.
Ndërsa sa i përket personit që e bën atë, atëherë shejtani e josh atë, po ashtu epshet dhe dëshirat e joshin atë. Ne nuk gjykojmë mbi të se ai e konsideron të lejuar atë mëkat vetëm për shkak se ai është këmbëngulës dhe vazhdon në të. Po.