Imam Abdullah bin Ahmed bin Hanbel (v. 290)
Mesail-ul-Imam Ahmed (2/459)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
643 – E pyeta babain tim (imam Ahmedin): Një person vdes në det dhe ekuipazhi nuk arrin të kthehet në tokë për ta varrosur (çfarë duhet vepruar)?
Ai u përgjigj: Trupi i tij duhet të pastrohet, të parfumoset dhe të mbështillet. Pastaj t’i lidhet një peshë te këmbët. Pas kësaj i falet namazi i xhenazes dhe hidhet në ujë.”
Ummu Atijeh rrëfeu: “Kur të dërguarit të Allahut ﷺ i vdiq e bija (Zejnebja), ai hyri te ne dhe tha: “Pastrojeni me ujë e sidër, tre, pesë ose më shumë herë, sa ta shihni të nevojshme. Ndërkaq, herën e fundit pastrojeni me kamfur ose diçka prej tij. Kur ta mbaroni, më tregoni.”
Pasi e kryem, i treguam, e në atë rast na e dha rrobën e tij të poshtme dhe tha: “Fillimisht mbështilleni me këtë.”
Në një transmetim qëndron: “… ose shtatë herë.”
Dhe tha: “Filloni prej anës së saj të djathtë dhe prej gjymtyrëve të abdesit.”
Ndërkaq, Ummu Atija ka thënë: “Flokët ia kemi kapur në tre gërsheta.”
Umdetul Ahkam (163).