Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

”Vëllezërit Myslimanë” janë prej Khauarixhëve!

Shejkh Muhammed bin Se’id Raslan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Të drejtat e myslimanëve janë shumë të mëdha! Shenjtëria e myslimanit tek Allahu është më e madhe sesa shenjtëria e Qabesë! Pra, çfarë jeni duke bërë ju? Nëse e prishni shtëpinë e një myslimani, atëherë kjo tek Allahu është mëkat më i madh sesa të marrësh një çekan të madh dhe pastaj ta prishësh Qabenë gurë për gurë.

Pra, shkatërrimi i Qabesë është mëkat më i vogël tek Allahu sesa vrasja e një myslimani! Ti po e vret pa të drejtë një mysliman! Megjithatë, ka njerëz të cilët e kanë bërë hallall vrasjen e myslimanëve. Pra, vrasjen e tyre rastësisht! Për neve ishte e zakonshme që në të kaluarën të debatojmë me ta, në mesin e viteve 70-ve. Tekfirijunët ishte e zakonshme të thoshin se është e lejuar që ndokush të vë eksploziv përreth tij dhe të hedh në ajër ndonjë automjet në të cilin ka njerëz në të, gjithashtu, ndonjë tren me njerëz apo edhe ndonjë vend ku njerëzit tubohen! Në atë kohë ne habiteshim me thënie të tilla, andaj u thoshim: “Në mesin e të cilëve do të vriten, përveç atyre që ju keni gjykuar për mosbesim, mund të ketë njerëz sikurse edhe ju në rrugë të lajthitur dhe në bindje të prishur!” Ndërsa ata përgjigjeshin: “Ata vdesin në atë gjendje, por do të ringjallen në bazë të bindjeve që kishin!” (Xhemati Tekfir) Të gjitha meseletë i kanë në shtrembërime. Për çdo dilemë që u vjen, ata kanë një shpjegim! Ata luajnë me tekstet e Kuranit dhe Sunnetit, sikur të ishin mall që shitet në tregje. Ata luajnë me tekstet, gjithashtu, ata nuk janë prej njerëzve të dijes. Sepse khauarixhët nuk kanë aspak dije, e as nuk e kuptojnë Librin e Allahut, siç ka thënë i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem):

يتلون كتاب الله لا يجاوز تراقيهم

“Ata (khauarixhët) e lexojnë Librin e Allahut, por nuk e kalon as fytin e tyre.”

Siç është transmetuar në transmetim të profetit (salAllahu alejhi ue selem). Kështu pra, ata (khauarixhët) i lexojnë ajetet e Allahut, ata lexojnë Librin e Allahut, por, nuk e kuptojnë atë, dhe as nuk e meditojnë mbi qëllimin e ajeteve. Në realitet, këto ajete fisnike nuk depërtojnë në zemrat e tyre, sepse ata nuk i kuptojnë! Kjo është gjendja e khauarixhëve, siç edhe e ka thënë i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Ne me siguri se i njohim ata! Ne kemi parë shumë prej këtyre khauarixhëve! Dhe ditëve të sotme ata janë të njohur nën shumë emra: “Al-Kaida”, “El-Xhematul-Islamije”, “Ikhuanul-Musliminët (Vëllezërit Musliman)”, të gjithë prej këtyre janë prej khauarixhëve, për të cilët i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

هم كلاب النار ، هم كلاب النار ، هم كلاب النار

“Ata janë qentë e Xhehenemit. Ata janë qentë e Xhehenemit. Ata janë qentë e Xhehenemit.”

Dhe ata (Ikhuan Muslimunët) kanë bërë një marrëveshje ndërmjet tyre, për t’u takuar javën tjetër (30 gusht 2013) për të shkatërruar Egjiptin: “E premte, djegia e Egjiptit.” Cili është mëkati prapa asaj që është djegur? Cili është mëkati prapa asaj që është shkatërruar? Çfarë është problemi? Dhe me kënd? Me kënd është problemi? Dhe kush është ai që e futi këtë? Ai do të të thotë ty: “Për ta ngritur fenë e Allahut dhe praktikimin e sheriatit Islam!” Ju ishit në pushtet për një vit të tërë, por çfarë praktikuat prej sheriatit?! Në lagjen “El-Herem” dhe lagje të tjera kishte klube nate të cilat më herët nuk mund të merrnin leje pune në kohëzgjatje më shumë se dy vjeçare. Ndërsa, në kohën e Ikhuanëve kjo u zgjat në tre vjet! Pijet alkoolike qysh më herët kishin tatime, por ato ishin të përgjithshme dhe nuk cekeshin emrat e tyre! Kurse në kohën tuaj ju e bëtë listën e llojeve të alkoolit (duke caktuar tatime të ndryshme nga lloji në lloj), gjë e cila bëri që njerëzit t’i mësojnë llojet e alkoolit që më parë nuk i njihnin fare!

Në librin “Et-Tarbijetul-Kavmije” i cili mësohej në vitin e dytë të shkollës së mesme, dhe ju mund t’i ktheheni atij në faqen 61, 62 apo 64, dhe do të gjesh fjalë si këto në vijim. Ky libër është shkruar në vitet e hershme (në të cilin Ikhuanët kanë udhëhequr Egjiptin) dhe është përdorur nga Ministria i e Edukimit dhe Arsimit në shkollat e atëhershme. Çfarë shkruante në atë libër? Aty shkruante: “Kushdo që e ndërron fenë e tij, atëherë respektojeni.” I dërguari i Allahut ka thënë:

من بدل دينه فاحترموه

“Kushdo që e ndërron fenë e tij, vriteni.” 

(gjë të cilën duhet ta bëj shteti Islam dhe jo individët)

Ndërsa, në kohën e udhëheqjes së Ikhuanëve shkruante në librat e tyre: “Kushdo që e ndërron fenë e tij, atëherë respektojeni.” Dhe duke përfshirë… kthehu tek ky libër “et-Tarbijetil-Kavmije” të vitit të dytë të shkollës së mesme, në faqet 61, 62 apo 64. Dhe të tjera shprehje të marra nga Tevrati dhe nga Inxhili, që janë të shpërndarë çdo kund në këtë libër. Dhe, nën këtë fjali, “Kushdo që e ndërron fenë e tij, atëherë respektojeni”, vazhdon duke thënë se: “themi këtë, ngase çdo njeri ka të drejtë ta zgjedh fenë e tij, ashtu siç dëshiron.” MashaAllah! Kjo është kufër (mosbesim)! A është kjo feja?!

Në lidhje me ndëshkimet e caktuara në Sheriatin Islam; kur presidenti Ikhuanij (Muhamed Mursi) ka folur në lidhje me to, gjatë periudhës parapërgatitore për udhëheqje dhe para votimeve, ka thënë: “Në sheriatin islam, nuk ekziston diçka e quajtur “ekzekutimi i dënimeve”. Ky është një proces dinamik” thoshte ai. Kushdo që e refuzon ekzekutimin e dënimeve shtetërore, ai është jobesimtarë!

Çfarë është kjo? Çfarë logjike është kjo? Ju po luani me fenë?! Luani me emocionet e njerëzve të zakonshëm e injorantë?! Çfarë dëshirojnë të bëjnë në atë të premte? Ata thoshin: “Ne dëshirojmë ta shkatërrojmë Egjiptin, ne dëshirojmë ta djegim Egjiptin!”

Pas namazit të sabahut dëshirojnë të dalin nëpër rrugë, këtu dhe çdo kund në Egjipt, me qëllim që të veprojnë vepra të këqija! Ata dëshirojnë të izolojnë veten e tyre në territorin e vet: “Republika e Lartë e Egjiptit.” Ky është projekt i ndarjes! Kjo është një çështje e njohur dhe fletë-lajmërimet janë shpërndarë anekënd, ditën e natën. Fletë të cilat bënin thirrje në ndarjen e Egjiptit.

Po: Menes (një Faraon i vjetër i Egjiptit) ishte njëri që i bashkoi dy pjesët e Egjiptit, dhe Muhammed Mursi është ai i cili do ta ndajë në dy pjesë.”

Shpërndaje: