Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vende myslimane pa islam, vende kufri me islam

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Disa thirrësa thonë se ata kanë vizituar vende myslimane dhe kanë gjetur myslimanë por nuk kan gjetur Islam, dhe kanë vizituar vendet perëndimore dhe kanë gjetur Islam por nuk kanë gjetur myslimanë. A është kjo frazë një lavdërim për trajtimin e perëdimorëve? A është e lejuar për tu shprehur në mënyrë të ngjashme?”

Përgjigjja: “Nuk lejohet të flasësh kështu. Personi i parë që është asocijuar me këtë frazë është Muhammed Abduh i cili ishte myftiu i Egjiptit në atë kohë. Ai është i cili u asocijua më këtë deklaratë.

Si do që të jenë, myslimanët sa të dobët të jenë, ata janë më të mirë se sa kufarët. Edhe një mëkatar kundërshtues mysliman është më i mirë se sa kafiri. Kafirit kurrë nuk duhet ti ipet përparësi para myslimanit. Kjo nuk është e lejuar.”

Shpërndaje: