Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për atë i cili ha gjatë ditës në Ramazan

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Fetvaja nr 10/248-249

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për atë që me qëllim ka ngrënë një ditë gjatë Ramazanit dhe pastaj është penduar, a do t’i pranohet pendimi atij?

Përgjigje: Po, pendimi pranohet prej tij nëse ai i përmbushë kushtet e tij dhe ato janë:

  1. Të penduarit për veprën që ka bërë.
  2. Të mos e përsërit atë vepër.
  3. Të jetë i vendosur se nuk do t’i kthehet atij mëkati.

Ka edhe një kusht të katërt e cila ka të bëjë me njerëzit, atë e kompenson duke ua kthyer atyre atë që ja ke marrë sepse Allahu thotë:

”Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson Allahun dhe bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.” (Taha:82).

Kemi edhe argumente të tjera nga Kurani dhe sunnet në lidhje me këtë gjë.

Shpërndaje: